PDK paralajmëroi kallëzim penal ndaj ministrit Murati, nëse nuk ekzekuton pagat

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Ligji për grevën e përcakton saktë se grevistët për ditët sa nuk kanë punuar nuk kompenzohen.

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, tha se mbetet të shihet si të veprohet tutje, pasi sipas saj, kompenzimin duhet bërë nga ana e sindikatës.

Mirëpo, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, paralajmëroi kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati, nëse deri të enjten nuk ekzekuton pagat për grevistët.