Agim Ademi uron FC Prishtinën për fitoren e Kupës së Kosovës në Futsall

Urime FC Prishtina 01 për triumfin në finalen e Kupës së Kosovës në futsall! ???? ????⚽️

Përgëzoj të dyja ekipet, FC Prishtina 01 dhe FC Liqeni për një finale mbresëlënëse e dramatike, ku fituesi u përcaktua vetëm në sekondat e fundit të vazhdimeve (3:2).

Suksesi i tretë radhazi i FC Prishtina 01 në këtë garë tregon përkushtimin, organizimin e mirë dhe punën e palodhshme të të gjithëve që janë pjesë e këtij ekipi.

Urime e suksese të mëtutjeshme!