Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt magjeps me kërcimin e saj

Shiloh, vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt magjeps me kërcimin e saj!

Javën e kaluar në një intervistë me Us Weekly, një burim i tha botimit se prindërit e saj ishin “shumë krenarë” për përpjekjet e saj në kërcim.

“Ata nuk do ta kishin problem nëse ajo dëshiron të shkojë pro, por nuk po i bëjnë presion në asnjë mënyrë”, u shpreh ai.

“Shilohut i pëlqen të kërcejë, ajo është shumë e talentuar dhe ka disa vite që shkon në këto klasa”. Shiloh ka bërë tituj për videot e saj virale të kërcimit TikTok që shfaqin koreografi hip-hop deri te këngët e modës si “About Damn Time” e Lizzo dhe “Shivers” e Ed Sheeran.