Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se me rekomandimin e IKSHPK-së, kjo shkollë të kalojë në mësim online për dy javë.
Postimi i plotë:
Nga dita e parë e fillimit të Vitit të Ri shkollor, kemi bërë thirrje për kujdes të shtuar, respektim të masave anti covid por edhe vigjilencë në shkolla.
Me gjithë përgatitjet në bazë të rekomandimeve, situata ka ndryshuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.
Nga hulumtimi dhe mbikëqyrja e situatës epidemiologjike, IKShPK ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve, katër prej të cilëve rezultuan pozitiv me Covid 19.
Prandaj, IKShPK ka rekomanduar që mësimi në shkollën “Faik Konica”, nga skenari “A”, të kaloj në skenarin “C”, mësimin online, për dy javë.
IKSHPK dhe Drejtoria komunale e Arsimit në Prishtinë do të monitoroj gjendjen në vazhdimësi, ndërsa, Task Forca komunale bashkë me Institutin do të bëjnë vlerësimin e gatishmërisë së shkollës për të rifilluar mësimin në skenarin “A”.
Të nderuar nxënës, mësimdhënës, prindër,
Kërkoj të respektoni masat anti covid, të jemi bashkëpunues dhe të gjithë së bashku të punojmë për të mirën e fëmijëve tanë, të mos përsëriten rastet e tilla.
Së bashku ia dalim!
Vendose maskën!
Mbaje higjienën!
Ruaje distancën! /