Bild: Gjermania pritet të mbetet e mbyllur deri më 14 mars

Gjermania po planifikon që ta zgjasë afatin e masave kufizuese deri më 14 mars, sipas informacioneve nga gazeta gjermane “Bild”.

Sot në orën 14:00, kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat do të mbajnë një mbledhje virtuale për të vendosur për masat e reja.

Siç e zbuloi “BILD”-i, 1 marsi ishte data kur planifikohej të hapej Gjermnia mirëpo në diskutim është vënë 14 marsi.

Ndërkohë, sipas informacioneve Merkelit, zëvendëskancelari Olaf Scholz (SPD), kryetari i Bashkisë së Berlinit Michael Müller (SPD) dhe kryeministri i Bavarisë Markus Söder (CSU) duan që bizneset e parukerisë të hapen nga 1 marsi.

Në letër thuhet: “Parukierët mund të rifillojnë operacionet nga 1 mars 2021, duke iu nënshtruar kërkesave të higjienës, për të kontrolluar hyrjen me rezerva dhe për të përdorur maska ​​mjekësore”.