Çifti i ri! Puthje pasionante mes Robert Berishës dhe modeles së famshme!

Robert Berisha mbrëmjen e djeshme publikoi një video teksa shihej në shoqërinë e modeles italiane, Maria Bove.

Ata po darkonin dhe nuk munguan videot e publikuara në Instagramin e bukuroshes.

Roberti dhe Maria dukeshin të buzëqeshur në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe po e shijonin darkën në maksimum.

Të gjithë menjëherë filluam të aludonim se midis tyre ka diçka dhe aludimet tona zgjatën aq pak pasi çdo dyshim që patëm na e hoqi vetë modelja italiane, e cila publikoi gjithashtu në InstaStory një video ku tregoi një puthje në buzë midis saj dhe Robertit.

Kjo video u fshi më pas, por nuk na shpëtoi pa kapur një “screenshot” të këtij momenti.