Brooklyn Beckham nxit thashetheme se është martuar fshehurazi me Nicola Peltz

Brooklyn u fotografua me unazën e martesës në gisht.

Brooklyn Beckham ka ndezur thashetheme se ai është martuar fshehurazi me të fejuarën Nicola Peltz, pasi u pa me unazë ari në gishtin e martesës, shkruan The Sun.

Unaza e 21-vjeçarit u pa derisa ai po mbante karrocën e blerjeve gjatë udhëtimit në një supermarket në Los Angeles, dje.

Djali i madh i David dhe Victoria Beckham ishte fotografuar me një bluzë Soundgarden dhe pantallona me ngjyrë të zezë për shëtitje.

Megjithatë, ishte unaza e arit në gishtin e martesës që ka ngritur spekulime se ai tashmë i ka thënë “Po” yllit të “Transformers”, 25 vjeçe.

Më parë, çifti ndezi thashethemet në gusht se ata u martuan në fshehtësi pasi një shok e quajti atë “Znj. Beckham”.

Dyshja tashmë kishte fansa që spekulonin për një martesë të fshehtë në atë kohë pasi Brooklyn ngarkoi një foto të tij i veshur me kostum martese.

Spekulimet e fundit vijnë ndërsa Brooklyn tregoi numrin e tatuazheve që i ka bërë dedikuar Nicolas.