Kim dhe Kourtney Kardashian ngacmojnë imagjinatën me pozat me rrobabanje

Kim Kardashian vazhdon të jetë një ndër personalitetet më të ndjekura në rrjetet sociale, ku nuk heziton të publikojë imazhe që ngacmojnë imagjinatën.

Ylli i popullarizuar numëron mbi 204 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa pozat e saja me bikini rëndom “rrënojnë rrjetin”.

Këto ditë, 40-vjeçarja është kujdesur që të sjellë disa fotografi të tilla që kanë marrë milionë pëlqime nga fansat e bukuroshes.

(Foto: Instagram/kimkardashian)

Pasi ditë më parë kishte pozuar e vetme me bikini, kësaj radhe ajo ka ardhur së bashku me motrën Kourtney duke u shfaqur me rroba larjeje.

“Kourtney e humbi vëthin e saj në oqean, kështu që unë i ndihmova që ta gjejë”, është përshkrimi i këtyre fotografive.

(Foto: Instagram/kimkardashian)

 

(Foto: Instagram/kimkardashian)

 

(Foto: Instagram/kimkardashian)