287 raste të reja me koronavirus në Kosovë

287 raste të reja me COVID-19 janë paraqitur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Postimi i plotë i Zemajt:

Vendet e veçanta me njerëzit e veçantë, janë ogur i mirë që fillimi të jetë i mirë dhe i mbarë. Në ditët e mia të para, si ministër, kisha një vizitë mbresëlënëse në Teqen e Shejh Bajramit. Vizitë e paharrueshme.
Ndërsa, sot, kur flasim për menaxhimin e pandemisë në vendin tonë, mund të themi se situata është nën kontroll, por assesi nuk duhet ta ndalojmë përgjegjësinë e detyrat e secilit për luftimin dhe pengimin e virusit vdekjeprurës.
Sot nga 2.438 mostra të marra më 24 orët e fundit, 287 kanë rezultuar pozitiv dhe kemi 229 që kanë fituar betejën me Covid 19.
Vetëm bashkë mund t’ia dalim!