Tmerrohen banorët, peshkaqeni shfaqet afër bregdetit në Velipojë

Një peshkaqen ka dalë në brigjet e Adriatikut, pranë plazhit të Velipojës, paraditen e sotme.

Peshkaqeni mund të ketë dalë në breg për shkak të dallgëve të shumta si pasojë e motit të keq, në vendin e quajtur, Gryka e Vilunit, në Velipojë.

Peshkaqeni është i ngordhur. Ende nuk dihet lloji i tij.

Kjo nuk është hera e parë që peshqit grabitqar dalin në brigjet shqiptare. Më herët, peshkaqenë të ngordhur kanë dalë në brigjet e detit Jon./a.p