Futbollisti nga Kosova lë pas lëndimin, rikthehet në stërvitje me Barcelonën

Futbollisti i talentuar shqiptar, Labinot Kabashi është rikthyer në stërvitje me Barcelonën B.

Kabashi është parë në stërvitje me katalunasit para miqësores me CF Peraladan.

Mesfushori nga Kosova është parë në formë të mirë në stërvitjen e sotme.

Ndryshe, Kabashi ka qenë i përcjellur nga shumë lëndimeve kohëve të fundit, derisa së fundmi ka vuajtur nga një lëndim në kofshë.

Ndryshe, Kabashi ishte ftuar edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës A gjatë kohës sa trajner ishte Albert Bunjaki. /Zeri/