Hoti: Kemi punuar shumë në parimet kryesore

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë raportimin për punën 100 ditëshe të Qeverisë, ka thënë se gjatë kësaj periudhe kanë punuar shumë në parimet kryesore, lirinë e qytetarëve respektimin e shprehjes së lirë.

Ai ka thënë se kanë rikthyer besimin tek parterët, kanë  rritur punën në agjendën për integrime evropiane.

Hoti ka thënë se kanë bërë punë të mirë në menaxhimin e pandemisë, duke shtuar edhe numrin e personelit shëndetësorë.

Kryeministri ka falënderuar shtetet mike në ndihëm për menaxhimin e pandemisë.

“Lidhur me menaxhimin e pandemisë jemi sharë edhe në këtë Kuvend, por sot jemi ndër shtetet që menaxhojmë këtë situatë më mirë. Ata që kanë shtrembëruar  të dhënat e numrit e të infektuarave duhet të japin përgjegjësi”, ka thënë Hoti.