Selimi nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi për vendosjen e “Këndit të Kurajos”
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Medica Kosova dhe Medica Gjakova, për vendosjen e “Këndit të Kurajos”, në hapësirën e ministrisë.
Siç njofton kumtesa, njëherësh ky memorandum është edhe zbatim i Rezolutës së Kuvendit të Republikës së Kosovës,...
Hoti thotë se do të angazhohen në përmbylljen e çështjes së mbetjeve mortore në morg
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi dhe Ramë Manaj, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, ka vizituar sot Institutin e Mjekësisë Ligjore, për të parë nga afër punën që po bënë ky institut dhe për të ofruar mbështetjen e mëtejme institucionale.
Siç njofton kumtesa, fillimisht, kryeministri Hoti...
BQK mbështet implementim e udhëzimeve për parandalimin e përhapjes së COVID-19
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur sot në takim ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj me të cilin ka diskutuar për masat që ka ndërmarrë BQK në ndihmë ekonomisë, por edhe në respektimin e masave të kërkuara nga MSH dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Mehmeti dhe Zemaj po ashtu adresuan mbarëvajtjen e procesit të...
Izolhet Kosova U1 dalin plot raste pozitive
Disa lojtar të Kosovës U21 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar trajneri i Kombëtares, Rafet Prekazi.
Ai ka thënë se nuk dihet numri i saktë i lojtarëve që kane rezultuar pozitiv por mund të jetë mbi katër.
Trajneri dhe lojtarët aktualisht janë të izoluar duke e shmangur çdo kontakt të mundshëm.
Rafet Prekazi ka njoftuar se vetë është...
Në Kosovë, 40 të dënuar për krime lufte
Dy dekada pas përfundimit të luftës së fundit, për krime lufte në Kosovë, nga gjyqësori vendor, duke i përfshirë edhe misionet ndërkombëtare, janë akuzuar 116 persona dhe janë dënuar 40 prej tyre, thotë Fondi për të Drejtën Humanitare në Prishtinë.
Rreth 40 janë liruar, derisa 28 persona janë arratisur pas ngritjes së aktakuzës, prej tyre 24 serbë.
Ata u dënuan nga...
Nis qarkullimi drejt Maqedonisë së Veriut pa testin PCR, shtohet qarkullimi i qytetarëve
Në pikën kufitare në Han të Elezit sot vërehej shtim qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve që po shkonin drejtë Maqedonisë së Veriut, por edhe të atyre që po vinin drejtë Kosovës.
Kjo pasi nga sot qytetarët e Kosovës por edhe ata të Maqedonisë së Veriut mund të udhëtojnë pa testin PCR negativ për Covid-19. Këtë vendim autoritetet maqedonase e morën...
Nuk kalon heqja e homologimit të veturave
Në mungesë kuorumi, nuk ka kaluar në Kuvend projektligji i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që ia kufizon Devollëve monopolin në homologimin e veturave.
Projektligji për automjete që parasheh heqjen e homologimit për automjete nuk ka kaluar në Kuvend për mungesë vendimmarrje.
Vetëm Grupi Parlamentar i VV-së kanë mbështetur këtë projektligj. Derisa 30 deputet ishin pro, 10 kundër dhe 1 abstenim.
Për këtë...
Lajçak: Dialogu qartë është i lidhur me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë
Miroslav Lajçak, ka thënë se ka mirëpritur rastin që t’i adresohet sot ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka mirëpritur rastin që t’i adresohet sot ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, transmeton lajmi.net.
Ai ka shtuar se diskutimi sot...
Prishtina, Gjilani e Gjakova regjistruan më së shumti raste të reja me koronavirus
Ka shkuar në 16 mijë e 247 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 702 testime të bëra, 68 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
Sipas IKSHPK-së, janë Prishtina, Gjilani e Gjakova që kanë regjistruar më së shumti raste të reja ...
Isa Mustafa reagon pas miratimit të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike
Me 64 vota deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë arritur që pas tentimit të shtatë ta miratojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Për këtë Mustafa ka reaguar duke thënë se miratimi i projektligjit është një hap i rëndësishëm për të fituar betejën me pasojat ekonomike e sociale nga pandemia COVID-19.
“Miratimi në lexim të parë i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është një...