Miroslav Lajçak, ka thënë se ka mirëpritur rastin që t’i adresohet sot ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka mirëpritur rastin që t’i adresohet sot ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, transmeton lajmi.net.
Ai ka shtuar se diskutimi sot ka konfirmuar se dialogu qartë është i lidhur me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë.
“E kam mirëpritur mundësinë t’i adresohem ministrave të Jashtëm të BE-së sot për dialogun Beograd – Prishtinë. I jam falënderues për interesimin e tyre të vërtetë dhe përkrahjen e fuqishme. Diskutimi sot ka konfirmuar se dialogu qartë është i lidhur me të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak në Twitter. /Lajmi.net/