Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj-Stublla, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Federatës Pan–Shqiptare “Vatra” që është me seli në SHBA.
Haradinaj-Stublla gjatë nënshkrimit të memorandumit ka paralajmëruar se do të ngritet edhe një fond për shqiptarët në Mal të Zi, njofton Klan Kosova.
Organizata “Vatra” mund të them lirisht që është ambasada e parë shqiptarë në SHBA. Kjo ditë për ne është e veçantë pas nënshkrimit të këtij memorandumi”.
” Sot kemi lidhur besën dhe fjalën zyrtarisht me “Vatrën”, do të krijojmë një program për të promovuar vlerat tona shqiptare”.
“Edhe marrëveshja e nënshkruar dje me Qeverinë e Shqipërisë për ngritjen e fondit për Luginën e Preshevës shënon një hap për forcimin e shqiptarëve ku do që janë, dhe këtë do ta bëjmë edhe për shqiptarët në Malin e Zi, ka qenë zotim i dy shteteve”, dhe per të përmirësuar gjendjen ku do të mbeten.
“Është një ditë e veçantë sot që bashkë me “Vatrën” nënshkruajmë këtë memorandum. Do të krijojmë një program për të promovuar vlerat tona shqiptare. Marrëveshja për ngritjen e fondit për Luginën e Preshevës shënon një hap për forcimin e shqiptarëve ku do që janë dhe për të përmirësuar gjendjen e tyre ku do që mbeten, këtë do ta bëjmë edhe për shqiptarët në Malin e Zi, ka qenë zotim i dy shteteve”.
Ndërsa kryetari i “Vatrës”, Elmi Berisha, është shprehur i lumtur me nënshkrimin e këtij memorandumi.
“Kemi bashkëpunuar tash e 20 vite me Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë, kësaj radhe kemi menduar që t’i betonizojmë veprimet tona dhe një marrëveshje të tillë do ta kemi edhe më Shqipërinë”.