Pas përfundimit të mbledhjes së gjashtë ndërmjet Shqiëprisë dhe Kosovës, delegacioni kosovar mori rrugën e kthimit për në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka falënderuar homologun e tij shqiptar Edi Rama për pritjen vëllazërore.
Hoti tha se bashkëpunimi me Shqipërinë është i natyrshëm dhe pret që sa më parë të finalizojë marrëveshjet e arritura.
“Së bashku drejt integrimeve euroatlantike. Falënderoj përzemërsisht kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij për pritjen vëllazërore. Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm, dhe pres që sa më parë t’i finalizojmë marrëveshjet e arritura, për të zgjeruar kështu horizontet e bashkëpunimit në mes të dy vendeve”, shkroi Hoti.