Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e gjashtë të dy qeverive Kosovë – Shqipëri që po mbahet në Pallatin e Kongreseve ka thënë se me marrëveshjet e sotme, dy shtetet do të hyjnë në një fazë të re të bashkëpunimit.
Hoti ka thënë se bashkëpunimi dhe zbatimi i marrëveshjeve tregon përkushtimin e Kosovës dhe Shqipërisë për ecur në rrethana të reja. “Jemi mbledh dhe më parë në mbledhje të tilla dhe besoj që me këto marrëveshje ne krijojmë ose hyjmë në një fazë të re të bashkëpunimit tonë ndërshtetërorë. Me këto marrëveshje, protokolle, kalendarë të përbashkëta, etj.
Të gjitha këto të koncetruara në lehtësimin e jetës së qytetarëve tregon përkushtimin dhe vendosmërinë e dy qeverive për të ecë në rrethana të reja. Kemi vlerësuar se përnjëmend bashkëpunimi dhe implementimi i marrëveshjeve, protokollove siç është krijimi i fondeve të përbashkëta në Luginën e Preshevës, apo marrëveshja për mobilitetin në punë, bashkëpunimi në raste të fatkeqësive natyrore dhe tjera. Marrëveshja për bashkëprodhim të filmit, bashkëpunimi për kodin digjital 5G, në fushën e transportit hekurudhorë, bashkëpunimi për platformën digjitale të arsimit para universitarë, mes Ministrisë së Kulturës, bashkëpunimi mes Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë përkushtimin tonë të ndërsjellët.
Hoti tutje ka thënë edhe se “Po kalojmë në një kohë të veçantë , sidomos pandemia që na ka ndryshuar mënyrën si jetojmë, është prekur sistemi shëndetësor dhe ekonomik, jemi vënë në provë në shumë drejtime. Është dashur që gjithë këtë kohë të mobilizojmë forcat tona. Është krijuar një momentum i ri me marrëveshjen e arritur në SHBA. Kjo marrëveshje ka sjellë një njohje të re për Kosovën, Izraeli. Procesi i dialogut mbetet sfidë për ne, ne kemi ndërtuar një platformë që besoj është e pranueshme nga BE. Ky proces do ketë sfida por them se do lëvizim para. Do ishte fatkeqësi nëse s’do arrinim t’i plotësonim këto”, tha Hoti.
Hoti nga aty ka thënë se e mirëpret Ramën në Prizren për të diskutuar për një ridizajnim të qendrës historike.