Do të fillojmë t’ia dimë vlerën njëri-tjetrit, do t’ia kërkojmë vlerën njëri-tjetrit ose do të kemi nevojë.
Lajme të mira për vjeshtën, sepse do të kërkojë harmoni, ekuilibër dhe do t’u japë shumë rëndësi marrdhënieve ndërnjerëzore. Do të fillojmë t’ia dimë vlerën njëri-tjetrit, do t’ia kërkojmë vlerën njëri-tjetrit ose do të kemi nevojë.
Përpara se të vendosim këto ekuilibra të rinj, kemi nevojë të harmonizohemi dhe të kemi qëllimin e mirë të brendshëm (që do ta kemi) për t’u marrë vesh.
Gjithë vjeshta, të paktën deri në 10 nëntor, ka të bëjë me këtë aspekt. Kjo ndikohet pikërisht nga Mërkuri, planeti i komunikimit dhe i veprimit që është në shenjën e Peshores. Peshorja kërkon ekuilibër, harmoni, qetësi, drejtësi dhe, mbi të gjitha, nuk kërkon sherre. Diplomacia është ajo që do të dominojë në marrëdhëniet tona.
Do të ngutemi për t’ia arritur kësaj, sepse do të hyjë Marsi, planeti i luftës, në datën 15 shtator në Peshore që nuk është në pozicion të mire, sepse Marsi është i Dashit dhe kur shkon në Peshore, që udhëhiqet nga Afërdita, i ngatërron paksa punët, por kjo do të jetë më shumë si një nevojë që të arrijmë sa më shpejt qëllimin për t’u ekuilibruar.
Marsi do të udhëhiqet nga Afërdita dhe jo nga një planet i vështirë, kështu që do të shkojë drejt një ëmbëlsimi të marrëdhënieve. Artistët do të kenë punë, sepse Peshorja është shenjë e artit, do të gjejmë shumë martesa, këto do jenë tendencat. Shenjat që do të marrin më shumë dominancë do të jenë Peshoret për shkak të pranisë së Mërkurit në Peshore gjatë gjihë vjeshtës. Në datën 27 shtator do të kthehet në të kundërt, por Binjakët e Ujori, që jani shenja ajri, do ta kenë më shumë në tendencë dëshirën për t’u ekuilibruar, edhe për ngjarje sociale të mira.
Peshqit nuk janë me energji negative, por Hëna e re ndodhet përballë tyre dhe dje kanë nisur ndryshime e marrdhënie të reja që do të bëjnë një cikël deri në datën 20 shtator që do të përfundojë negativisht ose pozitivisht. Ky është afati i iniciatiave që do të ndërmarrin Peshqit në këtë periudhë. Iniciativat e reja kanë të bëjnë me bashkëpunime të reja, me rinovime kontratash dhe marrëdhëniesh, përfshirë ato në çift. Gjërat që nuk rinovohen e qetësohen rreth datës 20 do të marrin një përgjigje të prerë.
Luani, si shenjë e zjarrit dhe tashmë Dielli e Hëna e re ndodhen në Virgjëreshë. Nuk do të merren me çështje personale, por ekonomike, me investime, me situata që ata duan të bëjnë veprime të shpejta ose të hapin një rrugë të re sepse duan të ripërtërijnë marrjen ose fitimin monetar. Në datën 20 do të shikojnë se çfarë janë gati, çfarë kanë riskuar dhe çfarë kanë marrë nga premtimet e të tjerëve, do të jetë një muaj pritës për ta, në varësi të çfarë të tjerët do të zbatojnë nga premtimet që iu kanë bërë, kryesisht në çështjet ekonomike, por edhe personale. Do të nisin një rrugë të re që nuk është shumë e qartë dhe varen nga të tjerët, në këto 20 ditë do të jenë në këtë pozicion derisa të marrin çfarë është dialoguar në marrëdhënie me të tjerët.
Bricjapi në çështjet e karrierës do marrë avantazh e ekuilibër sepse është Afërdita deri në datën 10 në Peshore dhe iu jep një lajm të mirë, por në datënt 15 hyn Marsi dhe do të kenë një periudhë shumë antagoniste. Do të luftohen, nuk do të jenë të qetë të marrin vendime dhe mbi të gjitha, periudha do të jetë paksa më e stresuar dhe më luftarake që ata të pozicionohen. Do të pozicionohen në një post, detyrë ose do të reklamohet pzocioni i tyre por do të ndodhë me shumë sforcim, antagonizëm, vështirësi. Do të arrijnë deri diku, por nuk do të jenë të kënaqur dhe të ekuilibruar. Do të kenë çështje sociale, bashkëpunime, dalje, flirtime, jeta personale do të jetë shumë më e mirë pas datës 10, sepse Afërdita hyn në Akrep. Shtatori do të jetë një muaj pasionant, me ndjenja të mëdha, xhelozi të mëdha, forcë zotëruese në marrëdhënie.
Gaforrja do të merret ende me çështjet e shtëpisë dhe që të mbarojnë këtë cikël do të jenë pak të ngatërruara dhe nuk do të shpejtojnë sa duhet. Do të hyjë dhe Marsi në këto ambiente të tyre që dikush do t’iu dalë kundërshtar, kështu që do të ndodhë një tendencë luftarake. Kjo do t’i bëjë paksa nervozë, por do të jetë shenja që do të ketë më shumë fat në dashuri. Nëse do të bëjnë diçka në jetën e tyre personale, do ta bëjnë shumë thellë dhe Afërdita në Akrep do t’iu japë këtë tendencë të madhe.
Demi ka Uranin në shenjën e tij dhe diçka i ngacmon nga zona e rehatisë edhe për 3 vjet të tjera. Bashkë me ta, edhe ne që kemi hyrë në këtë kaos epidemie sepse ndikon shumë Urani në Dem, madje prej tij ka ndodhur edhe Lufta e Parë Botërore. Urani që qëndron 7 vjet në një shenjë mund të bëjë ndryshime të tilla ose sjell kriza ekonomike. Urani në Dem ka të bëjë edhe me ushqimin. Kanë një Hënë të plotë në shenjën e Peshqve më 20 Shtator. Kjo është një Hënë e plotë e bukur për ata që do të duan të udhëtojnë, të shkojnë jashtë, të studiojnë ose të rregullojnë disa dokumentacione. Avantazhet kanë nisur tani dhe mbarojnë në datën 20. Hëna e plotë do t’i japë vulën.
Dashi ka hyrë në një ritëm pune të rëndësishëm, pasi shtatori është gjithnjë punë për ta. Do të duan të bëjnë një bashkëpunim që do të mund ta bëjnë deri më datë 27. Pas kësaj date deri më 18 tetor bashkëpunimet do të ishin jo korrekte, të vështira, do të kishin ngatërresa. Edhe martesat, fejesat apo celebrimet, duhen bërë deri në këtë datë. Nga data 27 deri në 18 tetor duhet ta rishikojnë mirë situatën e tyre. Psikologjikisht, janë të rënduar dhe kanë nevojë për pushim, kryesisht rreth datës 20.
Akrepi nga një situatë e fshehtë dhe e rënduar, nga data 10 shtator hyn Afërdita në shenjën e tyre dhe kjo do ta ëmbëlsojë rrugëtimin, kështu që do të jenë më të bukur, të pranueshëm, flirtues, argëtues. Do të përfshihen në modë, do të jenë në qejf dhe më pasionantë. Prapaskena do të vazhdojë shumë të funksionojë, armiq, plane të fshehta, goditje pas shpine do të ndodhin gjatë gjithë periudhës deri më 10 nëntor. Afërdita në shenjën e tyre dhe Hëna e plotë në Peshk premtojnë një natë romantike.
Binjakët do të kenë komunikime, rrugëtime, erotizma të mira në rrugën e tyre, madje edhe sherre të mira, konstruktive sepse do të debatojnë për t’u sqaruar derisa të arrijnë në një marrëdhënie të rëndësishme. Binjakët që duan të lidhen, të krijojnë një marrëdhënie ose të hyjnë në një rrugëtim më të celebruar të jetës personale, ky është një moment shumë i mirë dhe do ta arrijnë. Ata që duan ta shohin dhe njëherë, të rikthehen te e kaluara, të japin shanse të dyta, kjo do të vazhdojë deri pas datës 27 deri më 18 tetor. Një çështje karriere do të eklipsohet nga Hëna e plotë në Peshk.
Shigjetari është shumë mirë në karrierë dhe dëshiron të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën personale. Këtë do ta përfundojë në datën 20 shtator, me Hënën e plotë në shenjën e Peshqve. Do të vendosin nëse do të krijojnë më shumë avantazhe për veten dhe karrierën ose do të rikthehen në një ritual shuam familjar. Është një vektor me dy kahe, karrierë ose familje. Do të bien shumë në sy, kanë momentin për reklamë dhe sukses.
Hëna e re në Virgjëreshë e mbyll ciklin e saj në datën 20 me Hënën e plotë në Peshk. Kjo do të mbyllë diskutimin për një bashkëpunim, martesë ose kontratë. Në çështjet ekonomike pas datës 27 shtator, nuk duhet të ndërhyni më shumë se ç’duhet, të investoni dhe shpenzoni më shumë se sa duhet. Kjo duhet zbatuar edhe në çështjet personale, pasi çdo investim mund të jetë i ngatërruar ose i keqkuptuar. Situata do të vazhdoje deri më 18 tetor.
Ujori si shenjë e ajrit, është një nga shenjat që me shumë planetë në Peshore ka marrë një energji specifike në këtë periudhë. Jupiteri vazhdon të jetë në shenjën e tyre dhe jemi në vitin e tyre, të paktën deri në fund. Çështjet që kanë të bjënë me jashtë, me diskutime, kualifikime, dokumentacione, afrimitete ose largime do të jenë shumë evidente, të mira, pozitive. Pas datës 27 deri më datë 18 tetor, këto gjëra do të vështirësohen, ndaj duhet t’i marrin më me qetësi. Jeta erotike do të jetë shumë e mirë, martohen, fejohen, Afërdita në Zenith të shenjës së tyre iu jep luksin për një karrierë dhe marrëdhënie.
Peshorja, Afërdita ndodhet në shenjën e tyre dhe më pas hyn në Akrep më 10 dhe iu garanton anë ekonomike më të mirë e të sigurt. Marsi do të hyjë në shenjën e tyre, kërkojnë ekuilibër dhe e gjithë Vjeshta do të ndikohet nga Peshorja, rregullim marrëdhëniesh e situatash të paktën deri më 10 nëntor. Peshoret do të flasin e do të ndihmojnë shumë shenjat e tjera.