Superliga e Kosovës do të vazhdojë sot me dy ndeshje të tjera.
Vëmendja kryesore në ditën e sotme të Superligës shkon në rrafshin e Drenicës, ku në Drenas, Feronikeli bën nikoqirin për Drenicën.
Skuadra e Feronikelit e ka nisur më mirë sezonin dhe pasur parasysh avantazhin për tri pikët, shihet favorite e lehtë për tri pikët.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave do të luhet me fillim nga ora 16:00, transmeton lajmi.
Në të njëjtin orar, në Mitrovicë zhvillohet ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Llapit.