Astrologu Jorgo Pulla gjatë bisedës në “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin pohoi se nëntori është koha e volitshme për pjesën më të madhe të shenjave të të horoskopit. Sipas tij, do të ketë ndryshime të mëdha, në vendin tonë do dalin gjëra në sipërfaqe që dikur janë bërë dhe nuk janë treguar.
Kujdes duhet treguar në 15 ditëshin e parë të muajin nëntor, dhe vazhdojnë deri në fund të prillit 2023 që do t’i shohim pas hapi. Probleme me ligjin, lëvizje nga pozicioni i punës, do të ndryshoj gjërat papritur në rang global.
“Ndryshimet radikale nisin tani deri në fund të prillit të 2023, ndryshime, ndryshime shumë të mëdha që do t’i shikojmë hap pas hapi. Për disa nuk do t’i pëlqejnë sepse do lëvizin nga puna, disa do kenë probleme me ligjin, do dalin shumë gjëra tani, sidomos në 10 ditëshin e dytë i akrepit është vala më e madhe, siç ka qenë covidi, por është dy herë më fuqishëm se covidi kjo që do të ndodhi tani. Stabilizimi është në 2025. 2026 e tutje do të kemi të gjera por duhet të kemi sytë hapur të përshtatemi me shtëpinë e re që po vjen”.
Ndalur në datat më të mira për muajin nëntor sipas Jorgos janë këto: 5, 9, 13, 17, 22, 27, 28, 29, 30.
Ndërkohë shenjat më të favorizuara për muajin nëntor janë Demi, Luani, Akrepi, ndërsa shenjat që duhet të kenë kujdes Binjakët, Peshorja, Peshqit.