Saturday, May 18, 2024
Home VIP Madonna shfaqet duke puthur me pasion dy gra në ditëlindjen e 64-të...

Madonna shfaqet duke puthur me pasion dy gra në ditëlindjen e 64-të në Itali

Mbretëresha e muzikës pop më 16 gusht ka festuar ditëlindjen e 64-të.

Madonna ndau një video nga festa e ditëlindjes në Instagram që tregonte se puthte me pasion dy gra në pjesën e pasme të makinës së saj, duke kujtuar puthjen e saj të njohur në skenë nga VMA e vitit 2003.

Këngëtarja dukej e mahnitshme me flokët e gjatë dhe një fustan blu të përzier me të bardhë.

Ajo kishte vënë një sërë aksesorësh rreth qafës e po ashtu edhe duarve, teksa ia kishte vënë përshkrimin: “Puthjet e ditëlindjes”.

Diku tjetër në klip, Madonna rrotullohej me fustanin e saj veror përpara se të hipte në makinë me menaxherin Guy Oseary dhe shokë të tjerë.

 

Mesazhi të kujtonte puthjen e saj në skenë me Christina Aguilera dhe Britney Spears në MTV Video Music Aëards 2003.

Videoja u publikua një ditë pasi këngëtarja shpërndau disa foto familjare duke festuar ditëlindjen e djalit të saj, Rocco Ritchie, i cili mbushi 22 vjeç më 11 gusht.

Madje ajo u dha fansave një vështrim të rrallë fëmijëve të saj më të vegjël, binjakëve Stella dhe Estere, të cilët tani janë 9 vjeç.

Instagrami u vërshua me urime për ditëlindje nga fansat dhe miqtë e kënaqur që panë videon.

Madje, për të birin 16-vjeçar David Banda, Madonna tha se vesh rrobat e saj dhe se duket më mirë në to.

Madonna e adoptoi Davidin në vitin 2006, kur ai ishte vetëm 13 muajsh me ish-bashkëshortin Guy Ritchie.