Hapet procesi i akreditimit për ndeshjet e majit dhe qershorit

Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet finale të Kupës së Kosovës të të dyja konkurrencave, edicioni 2023/2024, si dhe për ndeshjen miqësore ndërmjet Norvegjisë dhe Kosovës.

FC Ballkani – FC Prishtina; 22 maj 2024 nga ora 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

KFF Kosova VR – KFF Mitrovica; 23 maj 2024 nga ora 15:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Kosovë – Kroaci (Vajzat): Kualifikimet për Evropian; 31 maj 2024, nga ora 17:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë

Norvegji – Kosovë; Miqësore; 5 qershor 2024, në stadiumin “Ullevaal Stadion” në Oslo.

Afati i fundit për aplikim për ndeshjet e Kupës së Kosovës është data 20 maj ora 16:00.

Ndërsa për ndeshjet Kosovë – Kroaci dhe Norvegji – Kosovë afati i fundit për aplikim është data 27 maj ora 16:00.

Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://ffk-media.com/

Kërkesat e pranuara pas afatit do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.