Ademi në mesin e legjendave, me shiritin e kapitenit në ekipin e UEFA-së

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi po qëndron në Bangkok të Tajlandës, ku nesër do të zhvillohet Kongresi i 74-t i FIFA-s. Para punimeve të këtij kongresi kreu i FFK-së ka marrë pjesë në takimin e UEFA-së me 55 anëtaret e saj, derisa sot pasdite ka qenë i angazhuar edhe në eventin e futbollit të FIFA-së me konfederatat e saj. Në këtë turne, Ademi u pa me shiritin e kapitenit të ekipit, derisa në fund ekipi i UEFA-s zuri vendin e dytë, pasi në finale u mposht nga ekipi i FIFA-s. Lidhur me këtë event ka shkruar vet Ademi në një postim në Instagram.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë që të jem pjesë e ekipit të UEFA-s në turneun e futbollit në prag të punimeve të Kongresit të 74-t të FIFA-s në Bangkok. Ekipi ynë u rendit i dyti, pasi në finale pësuam humbje nga FIFA. Gjithsesi, ishte kënaqësi pjesëmarrja në një event të tillë dhe takimi me shumë legjenda të futbollit. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe përvojën e paharrueshme!