Befason përsëri Drake – shfaqet me flamurin kuq e zi në videoklipin e këngës së tij

Reperi i njohur botëror, Drake ka befasur përsëri shqiptarët. Pasi përmendi Prishtinën në këngën e tij ‘Polar Opposites’, ai sot habiti me videoklipin e kësaj kënge.

Ose është mesazhi yt që po e lexoj gabim, ose thjesht veprimet tuaja janë mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, por e di që tensioni po rritet”, thuhet në vargjet e këngës.

Në videoklip reperi shfaqet gjatë gjithë kohës i veshur me një xhaketë të kuq, e cila në shpinë ka shqiponjën dy-krenare.

Me të njëjtën xhaketë si Drake shihen të veshur edhe personat e tjerë në klip me të cilët ai shfaqet duke luajtur bilardo.