Vritet me armë zjarri një grua në Prishtinë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, më saktësisht në rrugën “Dalip Alshiqi” ku si pasojë e të shtënave me armë ka humbur jetën një grua, shkruan Insajderi.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, se pas informatave për të shtëna me armë rreth orës 20:20, kanë gjetur viktimën në një veturë pa shenja jete.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip  Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri. Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim  dhe  ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”.