Janë çu peshë me ofendime n’familje”, Getinjo ka një kërkesë nga fansat e tij

Reperi i njohur, Getinjo, është tejet aktiv nëpër rrjete sociale.
Gjithashtu, reperi njihet për humorin e tij, dhe komentet të cilat ai i lë nëpër video e foto të ndryshme në rrjete sociale

Por së fundi, ai ka bërë një kërkesë nga ndjekësit e tij.

Ai i’u lut të gjithë atyre që i publikojnë intervistat e tij në ‘Tiktok’, t’i ndalin komentet për shkak të komenteve ofenduese të cilat po shkruhen aty.

Gjithashtu shkroi se ai nuk është kategori e këtij lloji.

“Ju kisha lut krejt juve që i merrni intervistat e mija ose naj post temin edhe e postoni nëpër tik tok please boni MUTE comentet se valla jon qu pesh me fjal të rana e me ofendime n’familje. Zoti ju rujt Un sjam kategori e ktij lloji. Respekt”, shkroi ai./Lajmi.net/