Tuna feston ditëlindjen, kaq vjet mbushi sot

Sot ka festë në familjen e këngëtares Tuna. Artistja sot ka ditëlindjen dhe mbushi 36 vjet.

Me rastin e ditëlindjes, artistja po merr urime të shumta nga familjarë, miq e kolegë.

Disa prej urimeve, Tuna i ndau në instastory.

 

Altuna Sejdiu-Tuna është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur, e cila është lindur më 14 korrik të vitit 1985 në Shkup. Ajo karrierën muzikore e ka filluar qysh në moshën 15 vjeçare.

Disa nga hitet e saj ndër vite janë: “Ciao Machoman”, “Piroman”, “S’ka më diktaturë”, “Testament”, “Psikologët”, “Inati”, “Vibde” në bashkëpunim me 2Po2 dhe Dafina Zeqirin, “Dyshemeja”, “MMV”, në bashkëpunim me Getoar Selimin, “Dy tima”, “Amoni”.

Ndërsa, projekti i fundit muzikor i Tunës është “Melaqe”, në bashkëpunim me Fifin. Projekti është publikuar më 18 qershor dhe deri tani në Youtube ka arritur mbi 3 milionë klikime.

Kështu ka bërë të ditur artisti përmes një storie në Instagram, me ç’rast ka theksuar se këngën s’e kishte në plan ta publikonte sot, por që po e bën si dhuratë për ditëlindjen e Tunës.