Shtëpitë e ankandeve dhe shitësit po zbulojnë se çantat e famshme “Birkin” dhe “Kelly” janë më të kërkuara se kurrë më parë.
Siç theksuan ata, çanta e lëkurës së krokodilit “Birkin” u shit për rreth 332.469 euro në nëntor, ndërsa çanta “Kelly” arriti një çmim pak më të lartë prej 398.963 eurosh.
Kompania që merret me rishitjen e çantave luksoze, tregon se ato po regjistrojnë një kërkesë të shtuar për këto aksesorë mode.
Menaxheri i kësaj kompanie, Jeffrey Burke, theksoi se disa krijime të koleksionistëve arrijnë deri në 10 herë çmim më të lartë sesa kishin në shitjen klasike.
Produkti sa më i rrallë, aq më interesant është për blerësit dhe koleksionistët e pasur.
Çantat Hermes shiten ende në koleksione të kufizuara sot, kështu që politika e tyre është e qartë – më pak shitje – kërkesa më të shumta dhe çmim më i lartë.
Pra, përveç çmimit mjaft të lartë, çantat e tyre janë edhe më të vështira për t’u blerë për shkak të kësaj.
Të famshmit dhe ata që zakonisht shpenzojnë për krijimet e tyre kanë një përparësi. Ndërsa, për të tjerët, lista për të blerë një çantë Hermès, mund të zgjasë me vite.