Dua Lipa feston 1 vjetorin e “Future Nostalgia”, e befasojnë me tortë e dhurata të ndryshme

“Future Nostalgia” nga Dua Lipa vazhdon të qëndrojë në ‘top listën’ e Billboard.

Dua Lipa mori një çmim “Grammy” këtë vit për albumin më të mirë pop, derisa u urua nga të gjithë ata që e mbështesin.

Këtë e vulos edhe vetë profili zyrtar i Spotify në Instagram, të cilët thuajse çdo ditë publikojnë postime me statistika të albumeve më të mira dhe Dua është në krye të top listës me “Future Nostalgia”.

Ajo ka publikuar disa fotografi në profilin e Instagramit duke bërë të ditur se po feston 1 vjetorin e albumit i cili bëri bujë të madhe dhe mund të themi se e vuri shtetin e Kosovës në ‘hartën Hollywood-iane’, përmes arritjeve të mëdha që pasuan për Dua-n pasi lansoi këtë album.

 

Për të festuar 1 vjetorin e albumit ashtu siç e meriton, miqtë e këngëtares kanë vendosur ta befasojnë atë.

Dua pranoi dhurata dhe u befasua me një tortë teksa ishte në mes të xhirimeve së cilës edhe ia dekoruan ambientin me balona dhe zbukurime të ndryshme.

Torta që Dua pranoi kishte fotografinë që u përdor si kopertinë për “Future Nostalgia” dhe dukej mjaft e shijshme.