Dafina Zeqiri e infektuar me COVID-19, zbulon se si po e përjeton

Këngëtarja shqiptare tashmë ka zbuluar se është prekur me COVID-19.

Dafina Zeqiri cilësohet si njëra ndër këngëtaret më të dashura shqiptare.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ku edhe ndan imazhe nga më të në rrjete sociale duke qëndruar kështu mjaft transparente me fansat e saj.

Ajo së fundmi ka treguar se po përballet me virusin vdekjeprurës COVID-19.

Përmes një ‘selfie’ ajo ka zbuluar se nuk ndihet edhe aq mirë por se do të vazhdojë të publikojë imazhe në Instagram.

Pak orë më vonë Dafina ka postuar një Instastory ku tregoi se tashmë ajo nuk mund të nuhasë asgjë.

“Është zyrtare.. Tashmë nuk mund të nuhas asgjë”, shkroi Dafina në Instagram.