Irlandë: Mungesat e ushqimit në Irlandën e Veriut, shkak Brexit

Problemet e sigurisë ushqimore, që kanë lindur në Irlandën e Veriut, sipas ministrit të Jashtëm Irlandez, Simon Coveney, janë për shkak të Brexit-it

Arsyeja është kontrolli i ri mbi mallrat midis Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, që janë futur si rezultat i daljes së Britanisë nga BE, sipas Coveney, njofton Aftonbladet, transmeton RTKLive.

“Raftet ishin plot para Krishtlindjeve dhe tani ata kanë probleme, të thuash, zinxhirore me furnizimin e ushqimit. Kjo pa dyshim është e lidhur me Brexit-in”, deklaroi ai për ITV.

Irlanda e Veriut nuk i përket saktësisht Britanisë së Madhe, e cila përfshin Anglinë, Skocinë dhe Uellsin, por, përkundrazi, është pjesë e formacionit shtetëror të Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveria në Londër ditët e fundit ka minimizuar pasojat negative të Brexit, përfshirë problemet me furnizimin me ushqim.