Norvegji: Shteti i gatshëm ta ndihojë ‘Norwegian’

Qeveria norvegjeze është gati ta ndihmojë sërish kompaninë ajrore “Norwegian”, e cila kohët e fundit paraqiti një plan të ri biznesi.

Ndër të tjera, “Norwegian” po heq linjat e saj në distanca të gjata, me qëllim të pakësimit të ndjeshëm të borxheve të saja.

”Qeveria është pozitive në lidhje me kontributin më të madh të Norwegian”, deklaroi ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Iselin Nybø (V), njofton NTB, transmeton RTKLive.

Sipas saj, plani i ri i biznesit është më i fuqishëm se ai i paraqitur në tetor, ku qeveria kishte kundërshtuar.

Kushti i qeverisë për mbështetjen e vazhdueshme është që investitorët privatë të kontribuojnë gjithashtu.

“Në emër të të gjithëve në Norvegji, unë do të doja të falënderoja qeverinë. “Norwegian” është në një situatë shumë të rënduar, si pasojë e pandemisë. Mbështetja nga shteti rrit ndjeshëm shanset që ne do të jemi në gjendje të mbledhim kapital të ri dhe të kalojmë në procesin e rindërtimit “, deklaroi Jacob Schram, udhëheqës i “Norwegian”, në një njoftim për shtyp./RTKLive