Kadri Veseli tërhiqet krejtësisht nga aktivitetet politike

Pas konfirmimit të aktakuzës, Kadri Vesli është tërhequr krejtësisht nga jeta politike, të paktën përkohësisht.

Këtë ai e ka bërë të ditur me anë të deklaratës së tij të lëshuar për media sot, ku edhe e bëri publik lajmin se i është konfirmuar aktakuza nga Specialja, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se procesi gjyqësor kërkon angazhimin e tij të plotë, andaj ka vendosur që të tërhiqet nga aktivitetet politike.

“Kjo gjë do të kërkojë angazhimin dhe përqëndrimin tim të plotë, dhe prandaj kam vendosur që të tërhiqem nga të gjtitha aktivitetet publike e politike për sa kohë zgjatë ky proces. Nuk do të bëj deklarata të tjera publike apo paraqitje zyrtare në Kosovë ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon. Të paktën për momentin, jam një qytetar privat. Deri në fund të këtij procesi, do të kërkoja që ky qëndrim i imi të respektohet nga të gjithë në Kosovë, veçanërisht nga ata të cilët janë të angzhuar në media apo në jetën publike dhe politike”, ka thënë Veseli.