Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar sot se është i konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale.
Me këtë rast, kryetari i PDK-së ka bërë edhe një deklaratë publike përmes së cilës ka shpjeguar qëndrimin e tij, transmeton lajmi.net.
E ky qëndrim dhe kjo deklaratë është vlerësuar lartë nga të gjithë personat e jetës publike, përfshirë aktorë, gazetarë, publicistë etj.
“Deklarata e kryetarit te PDK-se, z. Kadri Veseli pas njoftimit te konfirmimit te aktakuzes nga GJK per te, eshte menyra e duhur se si duhet te sillet nje politikan i cili ndien pergjegjesi ndaj shtetit per te cilin ka luftuar.”, ka shkruar aktori Shkumbin Istrefi.
Ndërkaq, gazetarja Jeta Xharra ka shkruar.
“Per ne qe jemi merakli te fjalive te shkurta, te qarta, pa dredha, te mendimit te artikulum sakte dhe me elokuence, qekjo deklarate ja vlen me u lexu me vemendje dhe me u marre shembull se si duhet me reagu per krejt tjeret qe thirren me shku ne Hage.”, ka shkruar ajo.
E një shkrim më të gjatë e ka pasur edhe publicisti Enver Robelli.
“Një gjë duhet thënë qartë dhe menjëherë: Deklarata e Kadri Veselit para shkuarjes në Hagë është dinjitoze: «Ky proces ka për qëllim të arrijë tek e vërteta. Nuk ka asnjë arsye për të pasur frikë nga e vërteta. Specialen s’e shoh si fyerje, por si mundësi për t’iu dhënë fund thashethemeve».
Kjo deklaratë tregon se Veseli është politikisht më i pjekur se ata që bëjnë sikur kanë muskuj të sabotojnë drejtësinë.”, ka shkruar ndër të tjera Enver Robelli.