Shkrepet revolja në një rrahje masive në Prishtinë, plagoset një person

Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj në Prishtinë, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete.

Sipas Policisë së Kosovës,  njëri nga të dyshuarit ka përdorur një armë zjarri.

Si pasojë e përdorimit të armës viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.