Aspirina ulë mundësitë e vdekjes nga Covid-19

Pacientët me koronavirus që marrin aspirinë kanë 47% më pak gjasë të vdesin sesa ata që nuk marrin, mendojnë shkencëtarët.

Ilaçet kundër dhimbjeve mund të ulin shanset që një pacient të pranohet në kujdes intensiv me më shumë se 40%, sugjerojnë zbulimet e reja, raporton “TheSun”, transmeton lajmi.net.

Ekspertët në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Maryland (UMSOM) shikuan të dhënat shëndetësore të 412 pacientëve me koronavirus.

Studimi zbuloi se rreth një e katërta e pacientëve kishin marrë aspirinë me dozë të ulët ose para ose menjëherë pasi ishin shtruar në spital.

Ekspertët, të udhëhequr nga Dr. Jonathan Chow, profesor i anesteziologjisë në UMSOM, zbuluan se pjesëmarrësit që morën aspirinën kishin 47% më pak gjasa të vdisnin në spital nga virusi – në krahasim me ata që nuk po merrnin ilaç, transmeton lajmi.net.

Dr. Chow tha se gjetjet e studimit duhet të konfirmohen përmes provave klinike të rastësishme.

Ai shtoi: “Nëse zbulimi jonë konfirmohet, kjo do ta bënte aspirinën ilaçin e parë të disponueshëm, pa recetë, për të zvogëluar vdekshmërinë në pacientët me Covid-19”.