Audi RS Q8 është tashmë në shitje në Shtetet e Bashkuara duke përfaqësuar njohuritë teknike të kompanisë të zbatuara në një SUV praktik.
Me 591 kuaj fuqi dhe me 800 Njuton/metër fuqi rrotulluese, Q8 është makina më sportive dhe e pakrahasueshme sa i përket fuqisë, por ekziston një version i ri hibrid i Q8 që i afrohet shumë këtij niveli.
Njihuni me Q8 TFSI E Quattro, hibridi i coupe-SUV dhe Audi plug-in që perfshninë veçoritë e modelit Q8. Do të jetë i disponueshëm në dy variante, varësisht nga prodhimi – Q8 55 TFSI E Quattro dhe Q8 60 TFSI E Quattro, raporton “Motor1”.