Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demalijaj në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për ndryshimin e Ligjit për Automjete, ka thënë se janë Vetëvendosje që janë parë nëpër jahte të biznesmenit Blerim Devolli.
Ai ka thënë se vetë Vetëvendosje e ka forcuar këtë kompani.
“Nëpër jahte të Blerim Devollit jeni shëtit, nuk e di tjetër kush, vetë e keni përforcu, sot hapim unë e ti kompani, nuk mundemi me fitu”, ka thënë ai.
“Për me mendu sot është apokaliptike, me i thanë qytetarit hajde se i kemi ligjet më të fuqishme i vnu kontroll, me pagu qytetarët tanë taksa për regjistrimin e një automjeti”, shtoi Demalijaj.