Kanë vazhduar edhe më tutje përplasjet mes deputetit të VV-së, Fitim Uka, dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Gjithçka nisi kur ky i fundit iu drejtua Ukës duke i thënë se për statistikat e COVID-19 po i referohet mediave ruse, që siç thotë ai nuk ia duan të mirën Kosovës, shkruan lajmi.net.
E në lidhje me këtë deklaratë reagoi deputeti i VV-së, që ia përmendi Zemajt “kontrollin me sy”.
“Nuk e di nëse është serioze t’i përgjigjem një ministri ilegal që nuk i beson OBSH-së dhe e lexon “Sputnikun”. Ndoshta i beson syve të tij. Aq i pasaktë je i nderum që më konsideron mjek, unë jam psikolog, dhe unë nuk e veshi kostumin që nuk më bjen tamam. Ju po na thoni që ne po gëzohemi me numrin e vdekjeve, por ju po krenoheni dhe kjo është turp”, iu drejtua Uka, Zemajt.
Por edhe ky i fundit nuk ia la keq. Ukës i tha se është psikolog i dobët, që ka bërë thirrje për mos-respektim të masave.
“Ti je psikolog, po je psikolog i dobët, dhe jo me shpirt humani. Për këtë arsye e ke kriju grupin propagandues për mos me i respektu masat”, iu përgjigj në fund Zemaj.