Presidenti Hashim Thaqi falendëron djemt e kombëtares për momente krenarie dhe emocionet e forta që dhuruan gjatë ndeshjes me Maqedonin e Veriut.
Edhe pse humbën me rezultat 2-1, Thaqi thotë se finalet e mëdha nuk do të jenë shumë të largëta për kombëtaren tonë.
Ai keto komente i bëri përmes facebook.
Postimi i plotë:
Ne u diskualifikuam, por kombëtarja jonë shkëlqeu me lojë të bukur, dinamike dhe luftarake, duke u veçuar nga të gjitha kombëtaret e tjera. Me përvojën e fituar, finalet e mëdha të djemve tanë në fushën e gjelbër nuk do të jenë të largëta. Faleminderit për çdo moment krenarie dhe për emocionet e forta që na i keni dhënë! HTH 🇽🇰