Policia ka prangosur një të dyshuar dje në Prizren nën dyshimin për kontrabandim me njerëz.
Gjatë kontrollimit në kamionin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente personale.
Pas intervismit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
KONTRABANDIM ME NJERËZ /Lagja Arbana, Prizren, 07.10.2020 – 13:10. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale. Gjatë kontrollit në kamionin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente personale. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.