Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar sot veprimtarin dhe mjekun e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpëtim Robajn, në 22 vjetorin e vdekjes së tij.
Veseli thotë se Robaj, vdiq më 1998-ën, si pasojë e nje mjet shpërthimi të vendosur nga forcat serbe në Likoc të Drenicës.
”Më 30 shtator të vitit 1998, ka humbur jetën prej një mine të vendosur nga forcat serbe në Likoc të Drenicës, veprimtari dhe mjeku i shquar i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shpëtim Robaj”.