Femrat në Kosovë edhe më tutje vazhdojnë të jenë cak i vrasjeve, dhunimit dhe sulmeve e keqpërdorimeve seksuale.
Femrat në Kosovë edhe më tutje vazhdojnë të jenë cak i vrasjeve, dhunimit dhe sulmeve e keqpërdorimeve seksuale.
Që nga muaji janar i këtij e viti e deri në muajin gusht në tërë territorin e Kosovës janë vrarë gjashtë femra dhe dhjetëra të tjera janë dhunuar, sulmuar apo keqpërdorur seksualisht.
Sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Kosovës dhënë për lajmi.net, për tetë muaj kanë ndodhur 65 vrasje në tentativë dhe kanë ndodhur 12 vrasje. Kurse në po të njëjtën periudhë kohore kanë qenë edhe 10 raste të vrasjes së rëndë në tentativë dhe 11 vrasje të rënda kanë ndodhur brenda tetë muajve.

Nga 12 vrasje, dy viktima kanë qenë femra, një nga Peja dhe një nga Prizreni.
Ndërkaq nga 11 vrasje të rënda, katër viktima kanë qenë femra, tri nga komuna e Gjilanit e një nga Ferizaj.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur për lajmi.net, se brenda kësaj periudhe kohore kanë qenë 39 raste të dhunimit, dy raste kanë qenë tentim dhunim, kurse 38 kanë qenë sulm seksual.
Bazuar në të dhënat zyrtare të Policisë së Kosovës, po ashtu gjatë këtyre tetë muajve, ka qenë edhe një rast i shërbimit seksual të viktimës së trafikut, katër raste kanë qenë të degradimit të integritetit seksual.
Mirëpo, përveç të rriturve, pre kanë qenë edhe fëmijët.
Sipas Policisë së Kosovës, për tetë muaj, dy fëmijë janë keqpërdorur për pornografi, raporton lajmi.net.
Gjithashtu kanë qenë edhe dy raste të veprës “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe një rast i veprës “ofrim i lokaleve për prostitucion”.
Po ashtu gjatë kësaj periudhe ka ndodhur edhe një incest, pra marrëdhënie seksuale brenda familjes.
Duhet theksuar se vrasjet e femrave që bënë bujë të madhe këtë vit në Kosovë, ka qenë rasti në Gjilan ku një police ka vrarë katër anëtarët e familjes së saj, përfshirë nënën dhe e cila më pas kishte bërë edhe vetëvrasje si dhe vrasja tjetër që ka ndodhur në Komunën e Kamenicës, ku bashkëshorti kishte vrarë bashkëshorten e tij në mënyrë makabre me mjete të forta.