Avokatët apel për Policinë: Silluni sipas ligjeve në fuqi

Muajt e fundit, pas përhapjes së pandemisë në disa raste pjesëtarë të Policisë së Kosovë janë parë duke përdorur forcë për arrestimin e personave që nuk i kanë respektuar masat anti-Covid.

Për sjelljen e tyre ka pasur reagime nga më të ndryshmet. Policia e Kosovës është e detyruar me ligj që t’i respektojë të drejtat e qytetarëve, vlerësojnë avokatë në vend.

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, në një intervistë për Ekonomia Online tha se policët janë ata të cilët ruajnë rendin publik dhe krijojnë sigurinë, por edhe duhet policët duhet të jenë më fleksibil.

“Në raport me qytetarët mendoj që ata do të kenë një vëmendje më të veçantë. Në veçanti nga fillimi i pandemisë ngase edhe qytetarët e Kosovës dhe botës për herë të parë po ballafaqohen më këtë të keqe dhe poashtu janë të shqetësuar dhe ka filluar rënia ekonomike. Përkundër faktit që policët konsiderojnë që çdo qytetarë i Kosovës e dinë që ka hyrë në fuqi Ligji për pandeminë. Ndoshta është një pjesë e qytetarëve që nuk e kuptojnë rëndësinë e zbatimit të ligjit”.

“Policët kur ballafaqohen me zbatimi i ligjit anti-Covid, mendoj se duhet të jenë më fleksibile, të kenë trajnime më shumë se si duhet të bisedohet. Brenda Policisë janë njësia standarde profesionale dhe i kanë komisionet brenda policisë, si komisionin disiplinor dhe komisionin e ankesave”.

 

Ndërsa, avokati Burim Halili në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se asnjë person nuk duhet të dënohet për mos mbajtje të maskës.

“Shqiptimi me gjobat në trafik mendoj që ka një bazë konfuze. Deri më tani gjobat janë shqiptuar në bazë të ligjit për pandeminë nenit 24 paragrafi 5 i cili thotë se personi i cili nuk respekton vendimin e organeve kompetente për mbajtjen e maskës dënohet me gjobë prej 35 euro”.

“Një vendim i tillë është marrë në mënyrë të nxituar dhe pa u menduar mirë dhe pa u konsultuar me persona të shëndetësisë se në cilat raste dhe ku duhet të të mos vënë maska sepse një vendim të tillë unë personalisht mendoj se është jo i drejtë. Mendoj se më mirë është të kufizohen maskat gjatë krejt kohës ose të lirohen gjatë krejt kohës jo të”.

Sipas Halilit, vendimet e zyrtarëve policor duhet të respektohen në çdo rast, por që Policia duhet të jetë e kujdesshme në sjelljen me qytetarët.

“Qytetarët janë të obliguar të respektojnë cilindo vendim dhe kërkesë të cilido polic. Mendoj që edhe policia nuk është e nevojshme të përdorë aq shumë masa për ta prangos një qytetarë sepse deri më tani janë llogaritur si dënime kundërvajtës. Nuk ka nevojë ta arrestohet dikush për mos vënie të maskës sepse ai nuk ka kryer vepër penale”.

 

Përderisa sa i përket ndikimit që pa pasur pandemia në punë e tyre Gashi-Bytyqit thotë se gjykata mbetet segmenti më i brishtë i shoqërisë kosovare.

“Natyrisht na ka dëmtuar pandemia sepse puna e avokatisë është punë private. Edhe ne kemi shpenzime tona, sepse gjykata që nga data 13 marsi vetëm në rastet para burgjeve apo në rastet e dhunës në familje kanë punuar. Ndërsa në lami të tjera në procedura të rregullta nuk kanë punuar”.

“Kemi ngritur zërin kohë pas kohë në mënyrë individuale dhe tani udhëheqësit e Odës së avokatëve të Kosovës kanë pasur një takim me kryetarin e Këshillit Gjyqësor i cili është zotuar se që nga shtatori do të fillojë për shkak se funksionimi i gjykatës është së pari në interes të qytetarëve të Kosovës, ku pavarësisht punës që e bënë gjykatat e Kosovës megjithatë mbetet segmenti më i brishtë i shoqërisë kosovare sepse nëse një lëndë nuk mund ta realizosh për 4 deri në 5 vjet atëherë edhe ajo drejtësi nuk e ka efektin sepse nuk e ke sigurinë ligjore. Në përgjithësi pandemia i ka dëmtuar avokatët”.

Kurse avokati Halili theksoi se komiteti i avokatëve ne Kosovë është dëmtuar në aspektin ekonomik prej situatës që është krijuar me Coronavirus, raporton EO.

Tutje, ai tha se 80% të punës së tyre ka qenë e pezulluar dhe është punuar vetëm në raste emergjente.

“Kurse tani nga ky muaj shihet që kanë filluar të mbahen më shumë seanca. Siç duket kanë filluar edhe qytetarët me kuptuar se tani duhet të bashkëjetojnë me këtë situatë të krijuar me Covid-19”.