Publikohet aktakuza ndaj Sali Mustafës

Gjykata Speciale e Hagës ka publikuar dhënë detaje lidhur me arrestimin e Sali Mustafës, ish-shef i inteligjencës së FSK’së dhe ish-epror i UÇK’së, në Zonën e Llapit

Sipas komunikatës së lëshuar për media, aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999.

Gjatë kësaj kohe një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave.

Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

ALB_2020Sep24_Transfer_Salih_Mustafa-2.

Ndryshe, Sali Mustafa u arrestua mëngjesin e ditës së enjte. Familjarët e tij kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni lidhur me arrestimin e tij dhe se uk e kanë parë kur është marrë nga zyrtarët e EULEX.