Klubi Futbollistik “Ballkani” ka arritur fitore të madhe duke e mposhtur Feroniklin me rezultat të ngushtë, 3-2.
Mirlind Daku siç duket nuk ka të ndalur këtë sezon me ekipin nga Suhareka. Daku realizoi het-trikun e dytë në dy ndeshjet e para të kësaj xhiroje.
“Ekipi pati rënie të lojës. 90 minuta duhet me luajt me përgjegjësi dhe duhet t’i zbatojmë detyrat”, u shpreh Munishi për Art Sport.
“Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën dhe angazhimin e futbollistëve”.
“Analizat më të thella duhet t’i mbajmë brenda klubit”, u shpreh ai.