Fillon takimi i Komitetit për Covid-19, pritet ndryshimi i orarit të lëvizjes

Ka filluar takimi i Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19, në të cilin takim pritet të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend.

Po ashtu, pritet të shihet nëse do të ketë edhe ndryshim të masave kundër COVID-19, shkruan lajmi.net.

Si mundësi, është përmendur që mund të zgjatet orari i lëvizjes.

Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje nga ky takim, teksa më pas pritet të ketë edhe konferencë për media.