Ambasadori gjerman i kënaqur me votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përshëndetur votimin në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, Rohed ka thënë se është i kënaqur që ka pasur progres në miratimin e këtij projektligji.

“Më vjen mirë të dëgjoj se ka pasur progres në miratimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike sot”, ka shkruar ai në Twitter.