Lajçak nesër në Kosovë, takohet me Hotin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të martën, do të vizitojë Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net këshilltari politik në Qeverinë Hoti, Xhavit Beqiri.

Përveç takimit me kryeministrin Hoti, ende nuk është e ditur nëse Lajçak do të takohet edhe me krerët tjerë institucional apo politikë.

“Po është e vërtete nesër do të vijë në Kosovës dhe do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti”, ka thënë Beqiri.

Ai nuk ka dhënë detaje të tjera për vizitën e Lajçka, teksa ka thënë se për orën e takimit me Hotin do të njoftoheni nga zyra për media.