Krasniqi: Kam pritur 15 vjet për këtë moment  

Kampioni i botës Haxhi Robin Krasniqi është parë shumë i lumtur pas suksesit të madh që e arriti mbrëmë kur u shpall kampion i botës në dy kategori WBA dhe IBO, pasi mposhti kampionin gjerman, Dominic Boesel.

Krasniqi e vendosi fitoren në rundin e tretë me një nokaut të tmerrshëm. Pas meçit Krasniqi është parë shumë i ,lumtur derisa ka thënë se e ka pritur këtë sukses plotë 15 vjet.

“Kjo luftë zgjati 15 vjet. Kam përjetuar ulje dhe ngritje, kam qarë. Shumë falënderime për të gjithë që besuan në mua.

“Unë uroj që Dominic të kthehet i fortë. Ne jemi një familje e madhe, ne fitojmë së bashku, ne humbasim së bashku”, ka thënë Krasniqi.